Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pse nuk po mundem me mbet shtatzënë?

Kam marredhenje ne cdo 10 dite shkaku se tani jam e fejuar, po tani kemi vendosur qe te martohemi ka 2 vite e gjysme qe kemi marredhenje edhe nuk po mbes shtatzene, te lutem me ndihmoni si te veproj ku te drejtohem per me tutje?

Semihate Hasani (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Semihate,

Që një çift të ketë fëmijë, pra që gruaja të mbetët shtatzënë, duhet të plotësohen dy kushte të mëdha. Shëndeti riprodhues i gruas dhe i burrit duhet të jenë pa probleme shëndetsore dhe akti seksual të ndodhë në ditët e ovulacionit.

Për të qënë të sigurtë mbi shëndetin riprodhues, të këshilloj të lexosh artikullin e linkut të poshtë shënuar:

http://www.bebaime.com/konceptimi/keshillimi-para-mbetjes-shtatezene

Kërko nga mjekët që të zbatojnë dhe plotësojnë vizitat, analizat dhe ekzaminimet e përshkruara aty. Kur të sigurohesh se çdo gjë është normale, duhet që aktin seksual ta realizoni në ditët e ovulacionit.

Për të mësuar mbi gjetjen e ditëve të ovulacionit, lexo artikullin e linkut:

http://www.bebaime.com/konceptimi/si-mund-ta-dini-se-kur-ovuloni-

Të uroj fat.

/komuniteti