Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Llogaritja e ditës së lindjes

Pershendetje dr. Mimoza.Te lutem me llogarit pak diten se kur une futem ne muajin e nente si dhe daten e lindjes, se jam bere lemsh fare me keto llogaritjet. Dita e pare e mujoreve te fundit eshte 24.01.2012. Faleminderit.

Ana Ana (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ana,

Në mjekësi shtatzënia llogaritet me javë dhe jo me muaj. Sigurisht të intereson se kur fillon periudha brenda së cilës ndodh lindja dhe nëse ndodhë a është me kohë. Një lindje konsiderohet normale nëse ajo ndodh pas javës së 37-të të shtatzënisë, pra lindja quhet me kohë prej javës së 37 deri në javën 42. Duhet ta dish se vetëm 3% e grave lindin saktësisht në datën kur caktohet termini i lindjes.

Nëse dita e parë e ciklit tuaj të fundit menstrual ka qenë 24.01.2012, atëherë ju jeni në javën e 33 të shtatzënisë dhe data e përafërt e lindjes është 30.10.2012.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Ana Anna (14 vite më parë)
Faleminderit. Ju vleresoj shume.

/komuniteti