Cila është lindje më e mirë, me operacion apo natyrale?
Deniz Xhoga
(14 vite më parë)
Përshëndetje Deniz,
Lindja normale kurdoherë ka përparësitë. Nëse nga vlerësimi i situatës mjeku gjinekolog që të ndjek shtatzëninë, vlerëson që përmasat e bebit korespondojnë me përmasat e bacinit, atëherë ai mund të sugjerojë lindjen normale.
Për më shumë informacion të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:
http://www.bebaime.com/lindja/lindje-natyrale-apo-me-prerje-cezariane-
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje. Doja nje keshille nga ana juaj. Une jam 32 jave e 5-6 dite. Ne ekon e para dy diteve bebi ishte 2 kg dhe gjithcka ishte normale, pesha, pozicioni etj. Me duhet te vendos se si do te lind. Une do te deshiroja lindje natyrale, por disa me thone qe je moshe e madhe, nuk mundesh (37 vjec). Nderkohe 4 vjet me pare kam hequr miopine -3 me lazer. Megjithese per kete se vras mendjen, ju kthehem prap syzeve pa problem. Nderkohe 5 vite me pare kam hequr polipt dhe kondiloma ne qafen e mitres. Ju si me keshilloni cilen menyre te zgjedh? Gjithe te mirat Deniz.