Skani i parë
Nina Xxx
(14 vite më parë)
Përshëndetje Nina
Praktikën e vizitave tek mjeku obstetër-gjinekolog në klinikën ku unë punoj e ke të shkruar në artikullin e linkut të poshtë shënuar.
http://www.bebaime.com/perinatologjia/gruaja-shtatzene-dhe-mjeku-obsteter-gjinekolog
Por klinikat përdorin protokolle të ndryshme, ndaj të cilave duhet ti përshtatesh dhe ti zbatosh.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe... jam ne javen 11 e 5 dite te shtatzanise. Kam qene ne Kosove ne pushim kur kam kuptuar qe jam shtatzene dhe atje kam bere skanin e pare per ta konfirmuar shtatzanine dhe isha 6 javeshe. Tani ketu ne Angli ende nuk kam bere skan as gjak nuk me kane marre asgje vetem me kane lene takim qe skanin e pare ta beje ne javen 14 e gjysme. A eshte ne rregull qe skanin e pare ta beje kaq vone pasiqe ende nuk e kam pare beben dhe nuk e di gjendjen se si eshte, te lutem me trego jam bere merak shume? Faleminderit shume.