Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Edhe sa kohë më duhet për të lind?

Pershendetje Doktoreshe! Jam nje nene ne pritje te femijes se pare. Data e dites se pare te cilklit te fundit ka qene 18 dhjetor... ne ekon 3D qe kam bere me date 8 gusht gjenekologia me tha je 32+4 dite ose -4 dite... bebi eshte i gjinise femer... a mund te me japesh nje date te sakte kur mund te lind, se vertet kam fillu te shqetesohem se spo kam asnje shenje... falemnderit shume! Pune te mbare!

Deni Den (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eni,

Nëse dita e parë e ciklit tuaj të fundit menstrual ka qenë 18.12.2011, atëherë ju jeni në javën e 39 të shtatzënisë dhe data e përafërt e lindjes është 23.09.2012.

Shpesh ndodh që disa shtatzëni vazhdojnë edhe pas javës së 40-të, dhe lindja realizohet deri pas dy javë nga termi (pas 280 ditë shtatzëni). Nuk ka asgjë alarmante nëse shtatzënia ka ecuri normale, ndonëse takimi me mjekun duhet bërë çdo ditë. Megjithatë për çdo ndryshim që ndjen, kontakto menjëherë mjekun gjinekolog dhe shpjegoja situatën.

Për të mësuar diçka më shumë mbi shtatzënitë që vazhdojnë edhe mbi ditën e parashikuar të lindjes, të rekomandoj të lexosh artikullin në rubrikën Perinatologjia:

http://www.bebaime.com/perinatologjia/lindja-pas-dit-s-s-280-t-

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti