Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kur mund ta vë shtrëngesën?

Pershendetje doktor, separi po ju falenderoj per te gjitha pergjegjjet e juaja gjate shtatzanise sime me keni ndihmuar shummmme, qe tre dite kam lindur ne menyre natyrale, kam lindur nje bebi te vockel djale, desha te pyes mbas sa diteve mund te vesh shtrengesen per bark dhe a duhet ta mbaj gjate gjithe kohes a eshte e demshme diqka se kogja shume me ka mbetur barku? ju pershendes shummme.

(14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Dita,

Të uroj për lindjen e bebit. Rekomandohet që menjëherë pas lindjes në mënyrë natyrale, të vendoset korseja (shtrëngesa). Por nuk besoj se korseja bën që të të ikë barku, megjithëse ajo ndihmon për një paraqitje sa me estetike, si dhe ndihmon në forcimin e muskulaturës së barkut. Rikthimi i barkut në gjendjen përpara shtatzënisë, mund të bëhet me dietë dhe gjimnastikë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti