Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ultrazëri në shtatzëni

Pershendetje doktoreshe, jam shtatzene ne javen e 16, deri me tani kam bere kontrolle ne ultraze cdo 3 jave deshta me dite a ka ndikim negativ ne fetus nese po qka? Flm shume prej stafit tuaj.

Njomza (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Njomza.

Deri më sot, nuk ka të dhëna për ndikim negativ të kryerjes së ekografive në ecurinë e shtatzënisë apo tek fetusi.

Për shtatzëni normale, unë praktikoj dhe preferoj të kryej vetëm tre ekografi gjatë gjithë shtatzënisë. Në raste specifike, kërkoj të kryhen edhe ekografi plus. Megjithatë mund të them se, numri i ekografive gjatë shtatzënisë, varet nga ecuria e saj si dhe kërkesa e mjekut që e ndjek atë.

Për më tepër të rekomandoj të lexosh linkun:

http://www.bebaime.com/perinatologjia/gruaja-shtatzene-dhe-mjeku-obsteter-gjinekolog

Uroj të kesh shtatzëni me ecuri normale.

 

/komuniteti