Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbja barku para ciklit

Pershendetje, kam me shume se nje vit qe provoj te mbetem shtatzane por deri me tash asgje, gjithmone para ardhjes se ciklit kam nje jave para dhimbje ne fund te barkut, por kete muaj kam dhimbje shume te forta sidomos ne darke dhe mpirje te kembes se djathte, si mendoni pse mund te shkaktohet kjo gje? gjithe te mirat.

Eni 89 (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Eni,

Dhimbjet e barkut mund të lidhen me shumë faktor, por nëse ndodhin gjithmonë përpara gjakrrjedhjes së ciklit menstrual, quhet dhimbje paramenstraule.

Për të mësuar më shumë për dhimbjet e barkut përpara menstruacioneve, të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut të poshtë shënuar.

http://www.bebaime.com/perinatologjia/sindroma-paramenstruale

Aty do gjesh këshilla për dominimin e tyre.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti