Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Fjetja mbi bark gjatë shtatzënisë

Mirembrema doktoreshe, desha te pyes a eshte dicka keq per beben nese une flej mbi bark gjate shtatzenise? Se une mas rahati e ndi vetin kur flej mbi bark e as nuk kam dhimbje, as kurgjo hiq... Faleminderit per pergjijen dhe per kohen e kushtuar. Cdo te mire.

Minavere Sadiku Krasniqi (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Minavere,

Shtrirja mbi bark gjatë shtatzënisë, nuk është e dëmshme sidomos gjatë periudhës së parë të saj. Edhe në periudhat e mëvonshme mund të praktikohet kjo mënyrë shtrirje, nëse ndihesh komode. Por vjen një moment që pesha e trupin dhe barku i fryrë, ndikojnë negativisht në ushqyerjen e bebit me gjak. Të rekomandoj dhe është më mirë të shtrihet edhe për gjumë, në krahun e majtë/anash.

Në lidhje me fjetjen mbi bark, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun:

http://www.bebaime.com/gjumi/a-eshte-e-demshme-te-flesh-ne-stomak-gjate-shtatezanise-

Gjithë të mirat.

/komuniteti