Tensioni i lartë në shtatzëni
Njomza
(15 vite më parë)
Përshëndetje Njomza.
Më vjen mirë që ecuria e zhvillimit të bebit është shumë e mire, por tensionin e lartë mos e neglizho. Nëse ai ekziston, trajtimi është i domosdoshëm sepse ka pasoja për ty dhe për bebin.
Për të rritur dijet, lexo linkun:
http://www.bebaime.com/komplikimet/pre-eklampsia-dhe-eklampsia
Njomëza, po thua se je shtaztënë rreth javës së 11-të dhe ke marrë vetëm vitamina. Unë rekomandoj të ushqehesh me shumë fruta, zarzavate, prodhime me miell të pasitur dhe lëngje pa sheqer, sepse, përveç vitaminave edhe mineralet janë të domosdoshme për shtatzëninë e shëndetshme. Përveç ushqimit, mineralet mund të merren edhe në forma të tjera p.sh, tableta të cilat mjeku i përshkruan me recetë.
Uroj që çdo gjë të shkoj sa më mirë.
Pershendetje doktoreshe, jam shtatzene dhe jam ne javen e 11 te shtatzenise, qe dy kontrolla qe kam qene te mjeku, e kam pas tensonin e larte mirpo beba eshte shume mire duke u zhvilluar, a mundet qe shtypja me qene e larte vetem nga stresi, se vetem kur po shkoj te mjeku po me del shtypja e larte, sepse kur e mas ne shtepi e kam shume mire edhe a mundet me ndiku diçka keq edhe pse mjeku po me thote qe beba shume mire eshte duke u zhvilluar e nuk me ka pershkruar ilaçe fare per tension te larte, vetem vitamina jam duke perdorur, pres me padurim nje pergjigje.