Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli 40 ditësh

Te lutem me spjego a eshte ndonje problem mbasi ciklin e kom pas cdohere ne rregull ne shtator e kom pas me daten 22 kurse ne tetor me 30 d.m.th. po i bie cikli 40 dite, jam e shqetesuar a eshte crregullim a pse mund te jete keshtu me thuaj kur me bie tash dita e ovulimit... te pershendes shummmme jeni shume e mire dhe flm per kohen qe ndani me ne.

Essa . (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Qendresa,

Në raste çrregullimi, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm, i cili ndihmon në gjetjen e ditëve fertile:

http://www.bebaime.com/konceptimi/si-mund-ta-dini-se-kur-ovuloni-

Drejtohu tek gjinekologu për të kryer ekzaminimet e nevojshme. Çrregullimet e ciklit menstrual vijnë si pasojë e ndryshimit të niveleve hormonale në gjak. Kryej analizën e FSH, LH, Prolaktinës dhe ekuilibrin hormonal të tiroideve.

Në bazë të vizitës gjinekologjike, ekzaminimit ekografik dhe këtyre analizave, gjinekologu do të gjej shkakun dhe do të jap trajtimin për mos tu përsëritur më kjo gjendje.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti