Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Menstruacionet pas lindjes

Jam e brengosur se djali mi ka be 4 muaj ndersa menstruacionet nuk me kane ardhe ne sqarim?

Shqipe Krasniqi (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Shqipe

Mungesa e menstruacioneve pas lindjes është e ndryshme në individ të ndryshëm. Tek gratë që nuk e ushqejnë fëmijën e tyre vetëm me qumshtin e gjirit, menstruacionet vijnë më herët ndoshta edhe 45 ditë pas lindjes. Ndërsa tek gratë që e ushqejnë fëmijën vetëm me qumështin e gjirit, periudha e vonesës menstruale ka mundësi të zgjasë edhe deri në 1 vit pas lindjes.

Gjithë të mirat.

Shqipe Krasniqi (14 vite më parë)
ju faleminderit per pergjigje

/komuniteti