Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Moszhvillimi i gjirit

Une jam 17 vjecare dhe nuk i kam te zhvilluara sa duhet gjinjte, qka me preferoni te bej? Ju pershendess.

Dora (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dora.

Mjeksia e sotme, ka disa rrugë për të zgjidhur kërkesat e femrave në lidhje me zmadhimin e gjinjve. Por unë po preferoj të të rekomandoj të mos nxitohesh, sepse shpesh madhësia e gjinjve vlerësohet nga këndi i vështrimit të momentit. Pa ndërhyrë në të drejtën e jetës tënde, po mundohem të them se je shumë e re për të bërë një vlerësim të saktë mbi madhësinë e gjinjve të ty.

Dora, mirë është të presësh deri në moshën 20-të vjeçare, pastaj rivlerësoje veten dhe vendos.

Duaje vetem ashtu siç je.

Besiana Kosumi (14 vite më parë)
[ADMIN] [Komenti është larguar për shkak te përmbajtjes fetare]

/komuniteti