Infeksion gjenital
Besiana
(15 vite më parë)
Përshëndetje Besiana.
Shenjat që tregon kanë lidhje me vaginozën bakteriale. Strisho vaginale rikonfirmon diagnozën. Duke të rekomanduar që të trajtohesh me medikamente mjeksore, të bëj thirrje që të heqësh dorë nga trajtimi shëndetsor i pa aprovuar nga mjeksia. Trajtimi me flagyl vaginal, është trajtimi më i mirë dhe më efektiv në rastin tënd.
Të uroj shërim të shpejtë.
Problemi im eshte qe sa here kam marredhenie kam ere te keqe dhe kam menstruacione te bardha, dmth atyre ju vjen ere shume e rende, kjo me ka ndodhur edhe para nje muaji kur mbarova menstruacionet e kuqe, dhe me vinte ere dhe mu hiq papritur, sepse u pastrova me kamomile, dhe vaj ulliri, dhe tani prape me vjen ajo ere e keqe, pasi mbarova mujoret, provova e kamomile dhe vaj ulliri por prape nuk ka efekt, a duhet te perdor ndonje vaginalete, apo cka te bej, nuk kam djegesime, as asgje, vetem ere e keqe.