Probleme të vogla të shtatzënisë
Linda
(15 vite më parë)
Përshëndetje Linda.
Vendndodhja e embrionit mund të dallohet kur ekografia realizohet me sondë vaginale, që në javën e 5-të të shtatzënisë. Unë besoj mjekun që çdo gjë është mirë si fillim, duke konsideruar se konkluzionin e ka dhënë pas ekzaminimit.
Ankesat mbi dhëmbjet e lehta të barkut në fillim të shtatzënisë, janë normale. Nëse bëhen të forta dhe të padurueshme, konsulta mjeksore duhet për të rivlerësuar situatën.
Uroj që shtatzënia të ketë ecuri normale
Tung, jam shtatzene ne javen e peste, deshta me pyet a verehet shtatzenia jashte mitres me ultraze ne javen e peste, se kam frike se kam dhimbje ne fund te barkut, kam qene te mjeku, mire me tha, ama jam e shqetesuar per dhembjen e barkut dhe a eshte normal dhembja e barkut ne fillim te shtatzenise? Flm, ju pershendes.