Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Javët e shtatzanisë dhe data e saktë e lindjes

Pershendeteje doktoresh jam shtatzane por nuk jam e sakte sa javeshe jam, diten e pare te ciklit fundit e kam pas 23.09.2012. Ne viziten e fundit e kam pas me 20 dhjetor dhe doktori me tha je 12 jave+3 dite. Nuk jam se sakte se ne cfare jave jam. Levizjet i kam ndier shume rralle levizje te lehta. Sipas kalkatorit qe keni ne beba ime eshte 30 qershor duhet te kam lindjen, eshte i sakte ai? ju lutem me ktheni nje pergjigje!

Manjola Meta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ena

Nëse dita e parë e ciklit tuaj të fundit menstrual ka qenë 23.09.2012, atëherë ju jeni në javën e 16 të shtatzënisë dhe data e përafërt e lindjes është 30.06.2013. Ndërsa sa për lëvizjet është ende herët për ti ndjerë ato, zakonisht ato ndjehen rreth javës 20-22 të shtatzënisë.

Ena për ta kuptuar llogaritjen më mirë, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/kujdesi-para-lindjes-/llogaritja-e-dites-se-lindjes?like=true

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti