Muaji i nëntë i shtatzënisë
Dorina Agalliu
(14 vite më parë)
Përshëndetje Dorina,
Në mjekësi shtatzënia llogaritet me javë dhe jo me muaj. Sigurisht të intereson se kur fillon periudha brenda së cilës ndodh lindja dhe nëse ndodhë a është me kohë. Një lindje konsiderohet normale nëse ajo ndodh pas javës së 37-të të shtatzënisë, pra lindja quhet me kohë prej javës së 37 deri në javën 42. Duhet ta dish se vetëm 3% e grave lindin saktësisht në datën kur caktohet termini i lindjes.
Nëse dita e parë e ciklit tuaj të fundit menstrual ka qenë 24.05.2012, atëherë ju jeni në javën e 34 të shtatzënisë dhe data e përafërt e lindjes është 28.02.2013.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje dokt. Menstruacionet e fundit i kam patur ne 24 maj 2012. Desha te di kur hyj ne muajin e nente? Sipas kalkulatoreve i bie te hyj ne javen 35+1 dmth. Pasneser. Por ju kur me thoni? Faleminderit per pergjigjet tuaja.