Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Këmbët e enjtura

Pershendetje jam ne muajin e 6 e 2 javesh diteve te fundit me enjten kembet shume dhe kam temperature a eshte dicka per tu shqetesuar apo eshte normale ne shtatzani? uje konsumoj shume dhe bebin nuk e ndjej gjate dites te leviz shume, gjate dites ne mbremje ndjej levizje te lehta.

Fijona Jona (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fijona

Mos qarkullimi mirë i gjakut për shkak të shtypjes së tyre nga pesha e mitrës/shtatzënisë, sjell fryerje të anësive sidomos të këmbëve. Fryrja ndodh në përgjithësi, në fund të ditës apo pas qëndrimeve të gjata dhe të lodhshme në këmbë dhe quhen edema ortostatike.

Këshillat më të mundshme janë; kufizo qëndrimin e gjatë në këmbë, ulu ose qëndro shtrirë sa herë të ndjesh lodhje dhe përdor veshje të lehta dhe të gjëra. Gjithashtu këshillohet që gjatë pozicionit shtrirë, të qëndrosh anash majtas.

Nëse nga këshillat nuk gjen përmirësim, të rekomandoj të vlerësosh tek mjeku shkaqet e tjera të mundshme të enjtjeve dhe dhëmbjeve të këmbëve.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Lindaa Lindaa (14 vite më parë)
Pershendetje doktorsh,te njejtin problem ekam edhe un vetem mua kemba e djath me ajet dhe nga nje her num mund te eci,po ashtu edhe dora e dhath gishtrinjet i kam te mpir mjeku me ka then se mund te mos e kesh edhe nga shtatzania.qka me rekomandoni.

/komuniteti