Si më kanë dalë analizat e urinës?
Enkeleda
(15 vite më parë)
Përshëndetje Enkeleda.
Analiza tregon dyshim për infeksion urinar. Kultura do diagnostikonte dhe rekomandonte preparatin efektiv.
Për enjtjen dhe dhëmbjen e këmbëve të rekomandoj të lexosh artikullin:
http://www.bebaime.com/komplikimet/enjtja-e-kembeve-gjate-shtatzanise
Uroj të kalosh një shtatzëni të lehtë.
Pershendetje doktoresha! Jam ne javen e 29 te shtatzenise dhe kembet me jane enjtur dhe me dhembin. Bera analizat e urines dhe albumina me ka dale me gjurme te lehta, densiteti 1020, epitele povitoze disa, rruaza te bardha 12-15 per fushe, dhe cilindra leukocitare oksalate disa. Ju lutem me jepni nje pergjigje sepse jam ne merak. Ju pershendes me dashamiresi.