Si ta largoj stresin në shtatzëni?
A Xhaka
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ardiana
Disa nga këshillat për të larguar stresin janë:
- Të shprehurit me bashkëshortin, nënën, me miken më të mirë. Rekomandohet edhe komunikimi sa më i mirë me mjekun ose me gratë e tjera shtatzëna.
- Edhe sporti mund të ndihmojë në qetësimin e stresit.
- Tërhiqe bashkëshortin për t’u bërë edhe ai pjesë e lidhjes me fëmijën. Do shikosh se sa mirë do ndihesh për një kohë të gjatë.
- Forcoje lidhjen me bashkëshortin. Bëj dashuri, nëse ua lejojnë kushtet e shtatzënisë.
- Përkëdhele barkun, flit me fëmijën tënd, dëgjo muzikë qetësuese. Futja në kontakt me bebin, është qetësuesi më i mirë i stresit.
Shpresoj të të kem ndihmuar sado pak.
Gjithë të mirat.
Kam frike shume, eshte shtatzania ime e pare dhe eshte ne javen e 5, po kam dhimbje ne fund te barkut dhe po kam shume stres se mos po deshtoj, dua te me ndihmoni si ta largoj kete stres. Ne kontroll doli mire gjithcka, dhe pas 3 jave kam tjetren kontroll per ti degjuar te rrahurat e zemres, por po kam shume frike nese mund te deshtoj Ju kerkoj nje keshille.