Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vaksina në shtatzëni

Pershendetje e nderuar. Une jam ne javen e 10 te shtatzanise dhe mjeku qe po me ndjek me ka thene qe analizat behen te gjitha pas muajit te 3, dhe vaksina nuk me ka permendur fare. Te lutem doktoreshe e vertete qe nuk behet asnje analize me pare, dhe a duhet te bej ndonje vaksine? (Mbaj mend kusheriren time para 5 vjetesh qe ka bere 3 vaksina.) Ju lutem pres pergjigjen tuaj, mosha ime eshte 23 vjec. Faleminderit.

Ada S (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ada

Janë një seri analizash dhe ekzaminimesh që duhet të bëjë shtatzëna, pas javës së 12-të të shtatzënisë. Këto analiza dhe ekzaminime bëhen në periudha të caktuara dhe gjithnjë nën këshillat e mjekut që ndjek shtatzënisë.

Për të mësuar mbi vaksinat në shtatzëni, të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut të poshtë shënuar;

http://www.bebaime.com/kujdesi-para-lindjes-/vaksinimi

Gjithë të mirat.

/komuniteti