Mitra e pazhvilluar
Frida Zaganjori
(14 vite më parë)
Përshëndetje Frida
Përveç formës së mitrës të cilën duhet të ishte dalluar ekografikisht, mund të ketë patur edhe shkaqe të tjera që ka ndodhur lindja para kohe. Para se të fillosh shtatzëninë e re, të rekomandoj të bësh të gjitha ekzaminimet e nevojshme për të përjashtuar një shkak tjetër të mundshëm që mund të ketë çuar në abort. Nëse shtatzënia vjen pas trajtimit që do të rekomandojë mjeku, ndjekja e kujdesëshme do të bëjë që ta çosh deri në fund atë.
Gjithë të mirat.
Pershendetje. Une jam nje grua nga Shkodra jam shtruar urgjent te Tirane me daten 09 janar por ne daten 11 janar kam bere nje lindje te parakohshe kam lindur ne javen e 27-te dhe fatkeqsisht bebi jetoj vetem pak dite mjeku ne tirane me ka thene qe shkaku i lindjes se parakoshme ka qene qe mitra ka qene e pa zhvilluar te lutem a mund te me tregoni qe kur mitra eshte e pa zhvilluar a e tregon ekoja sepse une pam bere eko cdo muaj dhe as nje here nuk me ka then gje dhe un kam dal cdo dite ne pune ( dhe pune nuk e kam te lodheshme) dhe nje pyetje tjeter Mjeku ne Tirane me ka thene qe me nje kure qe do bej mbas 6 muajve ky problem rregullohet. Te lutem a me tregoni a eshte e mujtun kjo gje dhe mbas kures a duhet te rri rregjim shtrati?? sepse se kam preblem bej c`do gje qe te jete e mire per nej shtatzani te te mire dhe per nje bebe te shendetshem shume faleminderit per kete rriet social qe neni hapur.