javë pas jave
Përshëndetje Tina.
Edhe infeksionet e traktit gjenito-urinar në shtatzëni, shpesh janë faktor determinat në ndodhitë e abortit. Prandaj nuk e konsideroj normale, që edhe në fillimin e shtatzënisë së rradhës, të jetë i pranishëm një infeksion gjenital apo urinar. Me patjetër duhet të trajtohesh me medikamente, pasi të jetë bërë i njohur lloji i infeksionit me anë të analizës së sekrecioneve dhe medikamenti më efikas me anë të kulturës së sekrecioneve.
Nëse e ndjen veten pa probleme si dhe nëse mjeku që njeh ecurinë e shtatzënisë si dhe gjëndjen tënde shëndetsore të lejon të shkosh në bregdet, atëherë edhe mundesh.
Kujdesi kryesor duhet të tregohet gjatë udhëtimit si dhe qëndrimit në diell dhe në ujë.
Për të mësuar më shumë, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun:
http://www.bebaime.com/udhetimi/deti-dhe-shtatzena
Gjithë të mirat.


Miredita doktoreshe, deshta te pyes une para 6 muajsh kam pasur nje abort dhe mjeku me ka thene qe per shkak te injeksionit kam abortu, jam serish shtatzene ciklin e fundit e kisha me 17 maj kam pak infeksion mirepo jam duke perdorur tableta qe me ka rekomanduar mjekja mirepo kam frike se mos po perseritet perseri, une pushoj mjaft dhe po ruhem mjaft mire, çfare me rekomandoni, a mund te shkoj ne pushim apo ne fillim te shtatzenise duhet te ruhem nga uji? Faleminderit per mirekuptim, ju pershendes.