Temperature dhe dhimbje bajamesh gjatë shtatzënisë
Dori
(15 vite më parë)
Përshëndetje Dori.
Nëse bajamet të janë acaruar dhe po shkojnë duke u rënduar, të rekomandoj që të stabilizosh situatën me çajra dhe paracetamol.
Për të mësuar mbi temperaturën në shtatzëni, lexo artikullin në linkun:
Vitaminat prenatal duhet t’i përdorësh, një tabletë në ditë. Mos harro të përdorësh edhe acid folik deri në fund të javës së 12-të, por pa lënë pas dorë e dhe kriprat e tjera minerare ndonëse marrja e tyre me ushqim është e rekomanduar.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe. Une jam 6 javeshe shtatzene. Sot u zgjova me dhimbje bajamesh dhe temperature 37 grade. A eshte e demshme kjo temperature per femijen? Çfare ilaçi mund te marre per kete? Gjithashtu kam degjuar qe gjate shtatzenise duhen marre vitamina Prenatal dhe Omega 3. Ne çfare doze duhet ti marre keto? Faleminderit.