Aborti spontan
Besiana Kosumi
(13 vite më parë)
Përshëndetje Besiana
Dyshoj se shtatzënia e konfirmuar nga testi shtëpiak, tashmë është abortuar. Mos u shqetëso për abortin e ndodhur, sepse rreth 50% të shtatzënive të para, abortojnë në javët e para të saj. Bëj një ekografi, për të rivlerësuar kavitetin uterin dhe vazhdo të marrësh acidin folik. Nëse aborti ka ndodhur, përpara se të nishëm shtatzëninë e re bëj një këshillim parakoncepsional. Mjekja do të drejtojë të bësh disa analiza dhe ekzaminime për të vërtetuar që shëndeti riprodhues, i yti dhe i bashkëshortit është normal.
Gjithë të mirat
Pershendetje e nderuar doktoresh. Koheve te fundit kam pasur qregullim cikli,dhe cikli i fundit me kishte ardhur me 24 janar e qe e pritja qe me 24 shkurt te me vinte,por ai mu vanu 10 dit pastaj beranje test shtatzanie i cili me doli pozitiv,pas dy dite kishe gjakderdhje shkova te gjinekologja dhe me tha ne ultraza nuk shof asgje dhe me dha hapa gravid dhe acid folik,un gjat kesaj kohe qe kisha gjakderdhje pata ja dy copa ne madhesi sa nje bonbon ,pastaj gjakderdhja vazhdoj ashtu si cikel zgjati 6 dit dy ditet e fundit ishte si uj i gjakosur shum pak.tani nuk e di me tha doktoresha se dyshonte per abort por qe duhet pritur .qfar mendoni ju perderisa analizat e urines qe ikisha ba dy dit para testit me kishin dalur shume mire.