Cfarë barna me i përdorë kundër shtatzanisë?
Shqipe Krasniqi
(13 vite më parë)
Përshëndetje Shqipe
Të gjitha metodat e planifikimit familjar, janë të shëndetshme të pranuara dhe të përdorura nga rrethet shkencore mjeksore. Ato dallojnë nga njëra tjera për mënyrën se si e zgjidhin problemin, por dallojnë edhe për shkak të avantazheve dhe disavantazheve të secilës metodë.
Kur gruaja vendos të përdorë një metodë të kontracepsionit, duhet të kontaktojë mjekun gjinekolog për të bërë disa analiza dhe ekzaminime dhe për të përcaktuar kontraceptivin më të përshtatshëm. Mjeku ja rekomandon çiftit kontraceptivin më të përshtatshëm për gruan, dhe ata vendosin për ta përdorur.
Gjithë të mirat.
Pershendetje dr memli qfar barna me i perdor kunder shtatzanis djalin e kom ne gji qfar me kshilloni ju lutem me ndihmoni?