Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Amniocenteza në moshën 34 vjec?

Pershendetje, doja tju pyesja nese keshilloni amniocentezi ne moshen 34 vjec? Eshte femija i dyte per mua, por duke qene ne moshe pak ne rrezik jam e pavendosur.

Helena Vashi (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Helena

Amniocenteza bëhet gjatë shtatzënisë, me saktësisht pas javës së 15. Vendimi i kryerjes së amniocentezës, bëhet vetëm kur është pranuar anomalia kromozomale. Një age/gjilpërë e hollë, kalohet transabdominal/nëpërmjet barkut, nën drejtimin ekografik në kavitetin amniotik duke krijuar mundësinë e marrjes së mostrave të zgjedhura nga materialet me origjinë fetale.

Amniocenteza është procedurë shumë e besueshme, madje gjer në rreth 99.4 % të rasteve, por është edhe invazive dhe bartë rreziqe të caktuara!

Për më shumë informacion rreth amniocentezës, të rekomandoj të lexosh artikujt në linqet e mëposhtme:

http://www.bebaime.com/analiza-dhe-teste/amniocenteza?like=true

http://www.bebaime.com/analiza-dhe-teste/procedura-e-amniocentezes

http://www.bebaime.com/analiza-dhe-teste/rreziqet-nga-amniocenteza

Gjithë të mirat.

Emma La (12 vite më parë)
Pershendetje helena!Doja t\'ju pyesja a e bete amniocentezen se edhe une kam moshe te njejte.Si shkoi gjithcka?E mirepres pergjigjen tende

/komuniteti