Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund të kryej shtatzëni in vitro?

Jam Ina kam 3 vjet e martuar, kam 1 vit qe tentoj per shtatzani dhe ende sjam shtatzane madje kam menduar dhe te ngelem shtatzane ne menyre tjeter in vitro. A mund te me japesh pergj te lutem cilat jane menyrat qe te arrihet kjo? kam bere kontrolle here pas here jemi mire dhe une dhe burri dhe sa kushton kjo ju lutem? doktoreshe me jepni nje pergj jam shume e shqetesuar me respekt pres pergj tende.

Ina Hoxha (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ina

Nëse shëndeti juaj riprodhues është mirë, atëherë nuk ka arsye që shtatzënia të mos filloj në mënyrë naturale. Unë të këshilloj që të bëni, të dy, analizat dhe ekzaminimet e nevojshme për të gjetur arsyen përse nuk po mbetesh shtatzënë. Nëse ke mundësi me u përgjigj; bashkëshorti e ka bërë analizën e spermogramës? Po maturimin e folikulit në ditën e 14-16 të ciklit menstrual e ke bërë? Pasi të më japësh përgjigje, mund të të bëj edhe pyetje të tjera për ta sqaruar gjendjen sa më mir të jetë e mundur.

Realizimin e fekondimit artificial, e bëjnë shumë klinika private. Në klinikat shtatrore akoma nuk ka filluar kjo proçedurë. Por insistoj edhe një herë, bëji të gjitha përpjekjet që shtatzënia të filloj në rrugë natyroro, meqënëse shkruan se nga kontrollet mjeksore, jeni mirë!!!!.

Gjithë të mirat.

Ina Hoxha (13 vite më parë)
doktoresh faleminderit per pergj burri ka ber spermogramen dhe kishte nivelin normal te spermatozoideve po kete nuk e kam ber maturimin e folikulit ma shpjegon si behet dhe si te veproj.doktori ku u vizitova nuk ma rekomandoj kete me tha e ke nervore perpiqu te relaksohesh ose mer pushime me burrin per ca koh diku larg stresit mendimi per fekondim in vitro ishte imi pasi jam e fiksuarper te pasur nje femij .ishalla zoti ma fal kete mrekulli dhe mua flm dhe njeher doktoresh dhe me ktheni nje pergj ju lutem pacim ina

/komuniteti