Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetësohem sepse kam një cikël të crregullt!

Pershendetje. Une jam nje vajze 20 vjece dhe shqetesohem sepse kam nje cikel deri diku te crregullt. Cikli im menstrual zgjat 4-5 dite dhe pa dhimbje dhe shume pak gjakderdhje..vetem 3 here ne vit mund te me vijne shume dhe me dhimbje.jam konsultuar me gjinekologun tim perdora nje tablete diane 35 por e lash se nuk ndjehesha mire.nuk kam shqetesime por kam frike se kjo mund te ndikoje ne shtatzani. per disa muaj me erdhen mire 2-3 dit luanin me muajt paraardhes ndersa ne shkurt me erdhen me 18..dhe kte muaj me 10...zakonisht i kam periodat me vones nga datat paraardhese..dhe kte muaj ndihesha e lodhur ddhe me zihej fryma...barkun e kisha disa dit te fryre...dhe kisha shum oreks....ndersa 2ditet e fundit jm shume mire dhe nuk kam asgje nga keto simtoma...mund te jem un shtatzane...ju flm

Eri Dani (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eri

Çrregullimet menstruale, kanë si shkak kryesor prishjen e ekuilibrave të nivele hormonale. Në rradhë të parë duhet të gjendet se kush nga këto hormone ka prishje të niveleve të tyre. Është mjeku gjinekolog, i cili mund të përshkruaj rradhën e ekzaminimeve dhe të drejtoj tek mjeku specialist nëse terapia del nga fusha e tij. Prandaj të këshilloj që në kontaktin me mjekun, të kërkosh trajtim të specializuar në mënyrë që cikli menstrual të jetë i rregullt.

Ankesat që përshkruan, mund të lidhen me sindromën paramenstruale. Është e mundur që kjo sindromë të dominohet. Pëër të mësuar më shumë, të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut të poshtëshënuar.

http://www.bebaime.com/perinatologjia/sindroma-paramenstruale

Nëse dyshon për shtatzëni, bëj një test shtëpiak shtatzënie për të marrë një konfirmim paraprak.

Gjithë të mirat.

/komuniteti