Cili mund të jetë shkaku i abortit?
Arta
(15 vite më parë)
Përshëndetje Arta.
Ka disa lloje infeksionet uro-gjenitale të cilat ndikojnë në ecurinë e shtatzëni e që çojnë deri në abort. Nuk mendoj se raportet seksuale janë faktor për abort, vetëm nëse ato bëhen të dhunshme apo të rënduara për shtatzënën.
Unë të rekomandoj që për mbi 6-të muaj, nuk duhet të fillosh shtatzëni të re. Infeksioni që referon duhet të diagnostikohet dhe të trajtohet përfundimisht. Gjithashtu duhet të kryhesh edhe këshillim parakoncepsional, për të shmangur çdo mundësi për përsëritje aborti.
Më vjen keq për çka ka ndodhur. Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, une ka qe tre dite qe kam abortu ne muajin e 5, beba shume mire ka qene, vec kam pas infeksion teper, kurre pa nderprerje, kam perdore kokrra qe mi ka dhene doktori po prape infeksioni s`mu ka hjek dhe kam pas marredhanie dhe per menjehere mu ka derdh krejt uji bebes dhe u desht me abortu, a eshte qe kom pas marredhanie apo prej infeksionit? Tung.