Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pesha e bebes

Pershendetje dr.Mimoza,kam nje pytje rreth peshes se bebes sime ,jam ne javen e 21 dhe ne raportin e fundit gjinokologjik ,gjinokologeja ime mi ka shkruar keto parametra te madhesis se bebes qe une nuk i kuptoj mir apo fare.Bpd-49.2mm fl-33 .4 mm ac- 153 i pergjigjet shtatzanise 20 jave e 5 dite rzf evidente.Levizjet e bebes i ndegjoj qdo dite .Ju lutem me tregoni nese keni arritur ta kuptoni pytjen sa peshon beba ime dhe a jan normale kete parametra.Ju faliminderit per kohen tuaj,gjitha te mirat per juve.

Ylli Lorisi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Teuta

Pesha e fetusit në fund të javës së 20-të, duhet të jetë afër 300 gram. Parametrat që shkruan janë mesatarisht normalë, por kjo ka pak rëndësi meqënëse shtatzënia po ecën normalisht ashtu siç ka konstatuar mjekja që ka bërë vizitën e rradhës.

Të uroj shatztëni të mbarë.

Ylli Lorisi (13 vite më parë)
Ju faliminderit per pergjigjen tuaj,jeni shume e mire.

/komuniteti