Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A ka mundësi që bebi im të lind më shpejtë?

Pershendetje Dr. Moza. Doja te te pyesja per nje shqetesim timin. Jam ne fund te javes se 35 te shtatzanise. Gjate kesaj jave kam patur shum dhimbje mesi, ne fund te barkut dhe ne vete, sa ndonjehere me behen te padurueshme, sa mezi ngrihem ne kemb. Para 3 javesh bera nje kontroll , dhe doktorri qe me ndjek me tha qe nuk kam rrezik per lindje te parakoheshme pasi qafa e mitres ishte e gjate. Bebi im eshte kthyer me koke poshte. Po tani qe po hyj ne muajin e 9 , kam frik se mos lind pa e mbushur te plote muajin. A ka mundesi qe bebi im te lind me shpejt ? Te pershendes !!

Anila Kotja (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anila

Ekziston rreziku për lindje para kohe, tek gratë që e kanë patur një të tillë të mëparshme. Ndjekja e kujdesëshme e shtatzënisë dhe trajtimi i të gjitha problemeve që dalin gjatë kësaj periudhe, do ta minimizonte deri në zhdukje këtë rrezik.

Lindja parakohe është komplikim i shpeshtë i shtatzënive. Arsyet e mundshme janë të shumta, por lindja e parakohshme vazhdon të mbetet mister. Shpeshherë ndodhë që një shtatzënë e cila nuk ka pasur asnjë problem dhe asnjë nga faktoret e rrezikut, fiton kontraksione dhe lind para kohe.

Për më shumë informacion, të rekomandoj të lexosh linkun e mëposhtëm mbi lindjen e parakohshme:

http://www.bebaime.com/lindjet-e-parakohshme/lindja-e-parakohshme

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Anila Kotja (13 vite më parë)
Faelminderit per pergjigjen dr moza

/komuniteti