Shtatzënia e parë dhe gjakderdhja
Besiana Kosumi
(13 vite më parë)
Përshëndetje Besiana
Kur testi i shtatzënisë ngjyroset, tregon se shtatzënia ka filluar. Sekrecionet hemoragjike mund të shpjegohen si rezultat i implantimit të vezës së fekonduar në kavitetin uterin. Por sidoqoftë, bëj një ekografi për të konfirmuar praninë e shtatzëninë. Mjeku do të vlerësojë gjëndjen dhe do të rekomandojë edhe trajtim nëse do të jetë e nevojshme. Nëse shtatzënia ka filluar, duhet të marrësh acid folik dhe multivitamina për të patur ecuri normale të shtatzënisë.
Të uroj mbarësi nëse shtatzënia ka filluar.
Pershendetje doktoresh.Para gati dy muaj jukam shkruar nje leter per abortin spontan.por pas kontrollimit me ultraza nga mjekja konstatoj se qdo gje eshte ne rregull dhe se nuk dihet ke qen apo jo shtatzan sepse pas me pak se 1 jave nga gjakderdhja qe kisha ku kisha ja dy copa si mish. testi pastaj me dilte negativ.e metha qe testi edhe pse aborton del prap pozitiv deri 2 jav mduket pas abortit .me kontrolloj gjendjen e mitres e te gjitha ishin ne rregull.tani kur erdh koha e ciklit me erdhen ne mengjes pak gjak pastaj nga ora12 kafe dhe 4 dit apo 5 keshtu vetem kafe me vinin apo krem .pasi perfunduan,pas ni jave bera nje test shtatzanie ngase dyshoja per shtatzani dhe me doli pozitiv por kisha sekret te kaft te lenget nodnjeher si ne gjak por me shum i kaft sidomos ne mengjes e gjat dites i terur.pas tri dite e bera testin prap per tu siguruar dhe perseri me doli pozitiv.por ende kam sekret te kaft keshtu.Qfar mendonni perse me ndodh kjo?mbrem u zgjova naten e me mireshin shum ment e me vinte per te vjell ....Shpresoj te me keshilloni.pres pergjigjen tuaj sa me shpejt.