Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Me mpihen kembet dhe duart

Pershendetje doktoresh Mimoza flm per pergjigjet qe na jep,une jam ne mujin e6 Sa kam hyre por kam disa dite qe kembet edhe duart sikur i kam si te mpira edhe kur eci pak me lodhen edhe me dhembin,une kam merak se pas nje jave Do udhetoj me avion nga gjermania ne shqiperi,aka Problem te udhetoj flm shume sena lehteson me pergjigjet qe na jep te uroj shendet....

Alessia Alessia (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tila

Ankesa që përshkruan është e zakonshme tek gratë pas muajin e 5-6 të shtatzënisë. Të rekomandoj që gjumin ta bësh anash dhe duart t’i vendosësh në pozicion të përshtatshëm. Masazho gishtat në mënyrë që ujrat e tepërta të drenohen kollaj. Shkarko ujrat e organizmit duke konsumuar çajra bimor. Konsumo ushqime që tërheaim ujra si; mollë, oriz, patate etj. edhe medikamnetet për shkarkim ujrash mund të përdoren gjatë shtatzënisë por vetëm me këshillën e mjekut që ndjek shtatzëninë.

Udhëtimi me avion sidomos në periudhat e fundit të shtatzënisë, duhet të kufizohen sa më shumë të jetë e mundur. Nëse udhëtimi do të kryhet pa tjetër, të rekomandoj të lexosh dhe zbatosh këshillat që jepen në artikullin e linkut të poshtë shënuar:

http://www.bebaime.com/udhetimi/udhetimi-me-aeroplan-gjate-shtatzanise

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti