Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Probleme me menstruacionet

Pershendetje. Gjate menstruacioneve kam dhimbje te medha dhe me shfaqen keto probleme: therrje të pjesës së poshtme të barkut, dhimbje shpine, koke, nauze, enjtje te kembeve, dhimbje muskujsh, marrje mendsh, vjellje, nganjehere gati sa nuk me bie te fiket dhe s`mund te rri ne kembe, kembet i kam shume te ftohta dhe kam shume ftofte, ndonjehere nga dhimbjet kam nxehte dhe djersitem. Jam 26 vjecare dhe tash 8 vite qe kam keto shqetesime gjate menstruacioneve si dhe 10 dite para kam nauze, nervozitet dhe tjera shqetesime. Si mund te kurohem dhe cfare me rekomandoni?

Bina (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bina.

Të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut:

http://www.bebaime.com/perinatologjia/sindroma-paramenstruale

Në ndihmën tënde është trajtimi me estro-progestativ (Yaz), preparat që rregullon edhe sindromën paramenstruale.

Të uroj stabilizim sa më të shpejtë të gjendjes.

/komuniteti