Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth datës së lindjes dhe peshës së bebit

Pershendetje Mimoza, dua te te pyes se kur me takon per te lindur, se menstruacionet heren e fundit i kam pasur me 23 nentor dhe me kane ikur me 27 nentor, si dhe a ka problem se nuk kam perdorur vitamina fare? Sa duhet te jete pesha dhe gjatesia e bebit per muajin qe ndodhem? Faleminderit per ndihmen qe na jep me pergjigjet e tua.

Ona (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëdetje Ona.

Meqënëse dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual është data 23 nëntor 2010, data e mundshme e lindjes është 30 gusht 2011.

Nuk ke vepruar aspak mirë, që nuk ke përdorur vitamina dhe suplemente mineralesh para dhe gjatë shtatzënisë. Mirësitë e përdorimit të tyre, nuk diskutohen në asnjë institut apo klinikë mjeksore kudo në botë. Prandaj gjithënjë rekomandohet se përparase të fillohet një shtatzëni, çifti duhet të bëjë këshillimin parakoncepsional.

Shtatzënia ndodhet në javën e 35-së plus 2 ditë. Peshë fetusit në këtë moshë të shtatzënisë, është mesatarisht nga 2350 deri 2450 gram dhe gjatësia mesatare rreth 45-46 cm.

Të uroj shtatzëni të mbarë dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti