Vaginoza bakteriale nga se shkaktohet dhe cilat janë pasojat?
Deni
(15 vite më parë)
Përshëndetje Deni.
Vaginoza bakteriale shkaktohet nga bakteriet Gram negative, që marrin mbi rritje si rezultat i ndryshimit të pH (pehashit) të vaginës. Kjo gjë ndodh në periudhën e ndryshimeve hormonale para menstrucioneve.
Vaginozat bakteriale trajtohen mjaft mirë dhe korrekt me metronidazol, dhe pas trajtimit duhet të marrësh ovula ose lavanda që ruajnë pH e vaginës dhe jo ovula betadinë të cilat e prishin biasin (florën) vaginale. Duke u futur në rreth vicioz, padashje e bën vetën shkaktar të përsëritjes së vaginozës bakteriale e cila edhe ndikon në ecurinë e shtatzënisë.
Gjithë të mirat.
Pershendetje.
Kam disa vite qe shkoj tek e njejta mjeke gjinekologe dhe jam trajtuar shume shpesh per myk. Kam nje muaj qe kam bere nje abort spontan ne javen e 7 dhe bera nje analize sekrecionesh, me doli infeksion gram pozitiv dhe mungonte krejt lakto bakteri, bera mbjelljen dhe me doli streptokok i tipit B. Ndersa shkova te mjekja ime ajo me tha qe nuk dalloj infeksion po ke shume myk dhe meqe analiza ka dale keshtu me dha gyno pevaryl. Me kembenguljen e bashkeshortit shkova ne nje tjeter mjeke. Pas vizites ai me tha qe kisha vaginoze bakteriale, nuk kisha myk dhe analizat i perserita. Jam e merzitur pasi deri tani jam trajtuar vetem per myk dhe per me teper po u perserit si do me veje shtatzenia e ardhshme p.s kjo gjendje sekrecionesh me perseritet gjithnje pas mestruacioneve dhe une gati gjithnje pas cdo mestruacioni kam perdorur betadine. Si mund te mbrohem nga perseritja e vaginozes bakteriale?
Gjithe te mirat, Deni.