javë pas jave
Përshëndetje Ela.
Sekrecionet e ujëshme të shtuara dhe kur shoqërohen me erë, janë shenjë e një infeksioni vaginal që quhet vaginoza bakteriale. Kjo ndodh si rezultat i uljes së numrit të laktobacileve që ruajnë pH (pehashin) acid të vaginës. Edhe fijet e spirales, ndodh që mund ta prishin këtë pehash, duke bërë që të mbi rritet koncentrimi i bakterieve Gram negativ në vaginë.
Prandaj gjithmonë për gratë që vendosin spirale, rekomandohet kontrolli gjinekologjik së paku çdo 6-të muaj për të ndihmuar në vlerësim e infeksioneve të mundshme vaginale. Duhet të shkosh të bësh një vizitë tek gjinekologu, i cili do bëjë analizën dhe kulturën e sekrecioneve vagianle për të konfirmuar diagnozën e vaginozës bakteriale. Nuk është nevoja të hiqet spiralja, por vetëm të trajtohesh.
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktoreshe. Jam 26 vjeçare, nene e dy femijeve te vegjel, para 7 muajsh kam vene spiralen, dhe para dy javesh ndjeva rrjedhje te ciklit menstrual ne sasi te madhe mirepo pastaj e pashe se nuk ishte cikel mirepo ishte nje leng i bardhe i cili me lagu gjithe rrobat (dmth nuk ishte sasi e paket). Ishte leng pa ngjyre si uji qe derdhet tek gruaja shtatzene ne kohe te lindjes dhe desha t`ju pyes çfare mund te jete kjo? A paraqet ndonje rrezik? Shpresoj te kem sa me shpejte pergjigje nga ana juaj.