Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Venat në organin gjenital

Doktoreshe e nderuar, jam ne muajin e 8, shtatzenia deri tani eshte mire si ashtu edhe bebi por kam nje shqetesim te madh, sepse ne fillim te muajit te 7 me kane dalur dy vena ne organin gjenital njera eshte e vogel, ndersa tjetra eshte pak me e madhe dhe me e fryre qe te dyja jane ne anen e majte rreth organit, pengese nuk kam prej tyre por kur bej pushim ose kur zgjohem ne mengjes, kam pak dhimbje ose si mpirje e atij vendi, per nja 2.3 minuta... jam konsultuar me mjekun ai me ka dhene nje krem per lyerje dhe me ka rekomanduar qe ben edhe te shkohet te kirurgu vaskular por me ka thene qe nuk ka ndonje rrezik gjate shtatzenise dhe se shkak i daljes se tyre eshte qendrimi i gjate ne kembe. Shqetesimi im eshte qe mos kam problem gjate lindjes kam ndegjuar qe vetem me operacion munesh me lind me kesi gjendje sepse ne menyre natyrale mundet qe gjate lindjes te plasin venat; jam shume e brengosur ju lutem doktoreshe e dashur me ndihmo me thuaj se a eshte apo jo rrezik nese lindi normal pa operacion, ju pershendes shumme.

Tina 5 (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tina.

Mendoj se duhet të veprosh sipas këshillës së mjekut angiolog (mjekut të vazave), i cili në bashkëpunim me mjekun gjinekolog do të zgjedhin rrugën e lindjes. Nuk ke arsye të shqetësohesh, pasi mjekët që do presin lindjen e fëmijës tënd, me siguri do zgjedhin rrugën më të mirë për shëndetin tënd dhe të fëmijës.

Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

T L (13 vite më parë)
kjo eshte nje mundesi shum e mire per ata prinder qe nuk jan ne gjendje te kujdesen per femiun e tyre,me mire me e dorzu ne spital se sa ti mbysin nje gje e till duhet te behet edhe ne kososv e qdo vend tjeter.me pelqeu shkrimi ne leter qe qdo nene ka mundsi 2 muaj ta kthej mrapa femiun nese i bie pishmanit.
E...d...a... <3<3<3<3<3 (13 vite më parë)
o zot nuk do e beja kurrrrr!te braktisja femijen tim..projekti qenka i mire te pakten si braktisin rrugve

/komuniteti