Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Grupi i gjakut negativ

Pershendetje doktoreshe. Shpresoj te me pergjigjeni. Se pari ju falemnderit qe gjeni kohe te pergjigjeni ne pyetjet tona. Doja te pyesja un kam grupin e gjakut A negativ ndersa burri 0 pozitiv. A duhet marr patjeter injeksionin gjat shtatzanise apo pas shtatzanise.Un kam marr ne javen e 6apo7 injeksionin progesteron sepse kam pas ngapak gjakderdhje 3 injeksione per ni jav,dmth qdo tri dit nga nje injeksion.Tani jam duke perdorur tableta progesteron dhe magnezium qe shkrihet ne uj,dhe jan tableta qe i kam porositur prej gjermanis te cilat qdo shtatzan i merr atje prej mujit par deri te 3 . tani jam ne javen e 11.

Besiana Kosumi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besiana

Shtatzënat me rhezusin negativ, duhet të marrin imunoglobinën mbrojtëse rreth javës së 28-të të shtatzanisë dhe brënda 72 orëve pas lindjes. Kështu duhet të veprosh edhe ti. Gjithashtu mos harro se duhet të vizitohesh më shpesh tek mjeku gjatë shtatzanisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti