Vizitat e rralla
Tida
(15 vite më parë)
Përshëndetje Tida.
Më duket se mjekja me të drejtë ka kërkuar kontrollin e rradhës në javën e 21-22, pasi në këtë javë realizohet ekzaminimi i rëndësishëm ekografik, që është ekografia morfologjike.
Për të mësuar më shumë mbi vizitat gjatë shtatzënisë si dhe numrin e nevojshëm të ekografive, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun:
http://www.bebaime.com/perinatologjia/gruaja-shtatzene-dhe-mjeku-obsteter-gjinekolog
Gjithë të mirat.
Pershendetje e nderuar doktoreshe... jam ne javen e 16 te shtatzenise, viziten e fundit e pata me 22.7... nderkaq doktoresha me tha te rradhes mund ta bej pas 5 jave dmth i bie me 26.8... mua me duket shume kohe e gjate deri atehere meqenese jam ne fillim, frikesohem se mos ndodh ndonje gje gjate tere kesaj kohe, ne anen tjeter ndoshta dhe nuk eshte mire per bebin ti behen eko te shpeshta... te lutem me ndihmo se si te veproj? E dua ate qe eshte me e mira per bebin tim... me rrespekt. Tida.