Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Disa pyetje rreth shqetesimeve

Pershendetje doktoresh deshta tju beja tri pytje..por nuk do te zgjas shum do te jen te shkurtra.Se pari faleminderit per mirkuptim,edhe un si te gjitha keto gra ketu ne ket portal do ju jap nje koplimente,je shum e sjelleshme me ne.. Pytja e .. 1)Pas mbarimit mardhenjes seksual sperma pas ejakulimit del thuaj se e tera jashte, a ndikon kjo ne procesin e mbetjes shtatzene, dhe si duhet vepruar? 2)Qe gjasht dit i kam perfunduar mestracionet kam pas mardhanje nje nat po nje jo por qe dy dit po i vrej xhoksat qe i kam te fryer,qfar mund te jet kjo?Esht hera e dyt qe me ndodh,a esht diqka shqetesuse mos kam ndonje qrekullim hormone apo.. 3)Un gjithmon e kuptoj kur me vijen mestracionet se nje jav para se mem ardh mestracionet diqka barku ben disi zhurem edhe kur ta kam diken afer aj person krejt e ndien at zhurem kur esht i zbrazt nuk po dij si ta shpjegoj,ndoshta me kuptove.Doktoresh ska dert per pergjigjen e 3 nese nuk ke pergjigje se spo dij si ta shpjegoj,doktoresh jam munduar te jem sa me kjart.Ju pershendes dhe ju uroj qe te kaloni mir.Faleminderit per mirkuptim

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Ajo që del jashtë pas ejakulacionit, është lëngu spermatik i cili me së shumti shërben për transportimin e spermatozoideve. Të jesh e sigurtë se spermatozoidët më të shumtë dhe më të fortë vazhdojnë rrugën për të gjetur vezënn dhe për të kryer detyrën e tyre e cila është fekondimi. Zakonisht këtë fat e ka vetëm një spermatozoid.

Nëse ke konstatuar që gjinjtë kanë ndryshime në formë apo fortësi, të rekomandoj që të kontaktosh mjekun gjinekolog për të bërë një vizitë dhe kontroll të tyre. Nëse problemi ka nevojë për diagnostikime të tjera, ai do të rekomandoj që t’i bësh ato.

Pavarësisht se si e shpjegon atë që të ndodh përpara menstrucioneve, unë do ta vlerësoja si pjesë e sindromës paramenstruale. Për të mësuar më shumë për rreth saj, të rekomandoj të lexosh artikullin e poshtë shënuar.

http://www.bebaime.com/perinatologjia/sindroma-paramenstruale

Nëse nuk e gjen veten aty, atëherë kontakto mjekun dhe bëja të pranishme atë që ndjen. Ai më vizitë gjinekologjike apo dhe ekzaminime ekografike mundet të gjejë dhe zgjidhë problemin.

Gjithë të mirat.

/komuniteti