Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tabletat Megadyn dhe Ferimax

Doktoreshe e dashur, jam ne muajin e 8, tani kam bere analizen a anemise dhe me ka dale pak anemike, jo shume, por mjeku me dha keto hapa Ferimax per anemi dhe hekur, dhe Megadyn vitamina per bebin. Dua te me thoni se sa jane te mira apo sa kane efekt te mire per bebin? Ju pershendes.

Shuki (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje zonjë.

Vitaminat duhet të përdoren që në fillim të shtatzënisë dhe deri në fund të saj. Suplementi i hekurit rekomandohet që të merret nga java e 16-të e shtatzënisë deri 45-së ditë pas lindjes. Doza e hekurit ndryshon në varësi të ferritinemisë, e cila është tregues i analizës së sasisë së rezervave të hekurit në organizmin e shtatzënës.

Pra konsumi i vitanminave dhe hekurit, është i domosdoshëm dhe i nevojshëm si për shëndetin e shtatzënës ashtu edhe të fëmijës.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti