Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje barku

Doktoresh kohen e periodave kam me 8 korrik por kam shume dhimbje barku sikur kur te me vijn menstracionet ashtu kam dhimbje por nuk zgjate shume ajo dhimbje vetem nje gjysme ore, te them se une kam tentuar qe sa kohe te mbes shtatzan, por keto dhimje i kom qe nje jave here pas here, doktoresh jam bere shume merak pse , keto fjale doktoresh vetem me ty jam e lire ti them,shpresoj te behet mire flm shume dok....

Bella Bahtiri (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bella

Meqënëse je përpara ciklit menstraual, dhimbjet që përshkruan mund të lidhen me atë që quhet sindroma paramenstruale. Nëse cikli të vjen në kohën e pritshme, atëherë nuk ka vend për t’u shqetësur por duhet t’i dominosh ato. Për të mësuar më shumë mbi dominimin e sindromës paramentruale të rekomandoj të lexosh linkun e poshtë shënuar:

http://www.bebaime.com/perinatologjia/sindroma-paramenstruale

Nëse ke kohë që tenton për shtatzëni (mbi dy vjet) dhe ajo nuk ka ardhur, pa tjetër kontakto një mjek obstetër-gjinekolog për të kryer këshillimin parakoncepsional. Këshillimi ka të bëjë me vlerësim e gjendjes së përgjithshme të shëndetit riprodhues si për ty dhe për bashkëshortin.

Gjithë të mirat.

/komuniteti