Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Bregdeti dhe shtatezania

Jam shtatezen ne javen 6-7 dhe po ndihem mire , ndersa planifikoj te nisem per pushim (bregdet ) pas 1jave ose 10dite, a eshte normale , a po eshte ndonje hap qe nuk guxoj ta nderremare.Ne pushime do te shkojme me veture dhe afer diku ne mal te zi ose shqiperi!?

Ylla Kada (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ylla

Nëse deri më tani shtatzënia ka shkuar shumë mirë dhe pa as edhe një problem, mundet të shkosh në bregdet për pushime. Por gjithnjë kujdes. Shmangu lodhjes së tepër, diellit të fortë dhe të gjtë, infeksioneve të mundshme etj. për të mësuar më shumë, lexo artikullin e linkut të poshtë shënuar.

http://www.bebaime.com/udhetimi/deti-dhe-shtatzena

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti