Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindja

Pershendetje dr.Mimoza,ju falemenderoj shume qe qdo here me jeni pergjigjur ne pytjet qe ja u kam bere.Doja nje mendim tuajin rreth raportit tim gjinokologjik te fundit.Placenta ne murin e pasem shkalla ii-iii e pjekuris.La ne norm .Bpd -95.1 mm, ac -302.I pergjigjet shtatzanise 37-38 jave.Aksioni i zemeres evident.Prezanton koka.Mua me intereson te dije kur do lindi sepse doktoresha ime me tha qe mundesh me lind ne keto 2 jave ,theksoj se ciklin e fundit e kam pas me 27.10.2012,dhe termini i fundit me bjen ta kem me 3 gusht por doktoresha tha qe mundesh te lindesh para kohe!Ne baze te parametrave sa peshe ka beba dhe ne qfare menyre do lindi!.Ju falemenderoj paraprakisht ,pres pergjigjjen tuaj!

Ylli Lorisi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Teuta

Dy të dhënat që shkruan, i korespondojnë fundit të javës së 36-të dhe fillimit të javës së 37-të. Edhe sipas ditës së parë të gjakrrjedhjes menstruale të ciklit të fundit shtatzënia ndodhet në javën e fillim të javës 37-të. Kështuqë, koha normale për të lindur bebi vjen pas tre javëve. Por ditë fikse të lindjes, asnjëherë nuk mund të gjendet. E rëndësishme është që ecuria e shëndetit të bebit është e mirë, dhe në këtë periudhë të fundit të shatztënisë duhet që kontakti me mjekun që i ke besuar lindjen të jetë i përjavshëm dhe në ditët e fundit edhe çdo dy ditë. Vlerësimi i mënyrës së lindjes do të përcaktohet në javën e fundit.

Pesha e bebit vlerësohet me ekzaminim ekografik,. Në këtë periudhë të shtatzënisë që je, mendoj se është rreth 2800 gram.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Ylli Lorisi (13 vite më parë)
Ju falimenderit per kohen dhe mendimin tuaj doktoreshe.

/komuniteti