Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Marrja e aspirines para konceptimit

Pershendetje Doktoresh Mimoza Dua t`ju pej nje pyetje une po planifkoj per nje shtatzani keto dite por kam nje kure ku me duhet te pi aspirine protect edhe per 20 dite,dhe acid folik (kete te fundit e di qe duhet ta vazhdoj) por persa i perket aspirines a ben gje marrja e aspirines dhe nderkohe un edhe mund te ngelem shtatzane gjate ketyre diteve te konsumimit te saj. si mendoni ju ? Shume faleminderit dhe pune te mbare

Frida Zaganjori (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Frida

Aspirina shërben edhe si profilaktik dhe në këtë kuptim nuk ndikon negativisht nëse mbetesh shtatzënë. Acidin folik kosumoje deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë.

Uroj që të të plotsohet dëshira.

/komuniteti