javë pas jave
Përshëndetje Marta
Meqë shtatzënia ka filluar, dhe nuk ka më arsye përse të hapur këtë argument. Shqetësimi tashmë duhet të drejtohet se çfarë duhet bërë, që shtatzënia të shkojë sa më mirë deri në term. Do ishte mirë që mjekët, të kishin gjetur shkakun se përse ndodhi aborti i parë. Dhe do ishte shumë më mirë, nëse do ishin eliminuar apo dominuar ato probleme që sollën situatën e abortit.
Nëse nuk ka ndodhur sa më sipër përshkuajta, mirë do të jetë që të bësh një vizitë tek mjeku gjinekolog. Mos neglizho. Ai me vizitë apo me analiza dhe ekzaminime si dhe me disa këshilla, do të japë mundësi që shtatzënia të ketë ecuri normale. Si fillim të rekomandoj të përdorësh acid folik, dhe konsumin ta vazhdosh deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë. Duhet të përdorësh multivitamina dhe të përmirësosh edhe rregjimin ushqimor.
Shpresoj që të kem qënë sado pak e vlefshme për ty.
Gjithë të mirat dhe shtatzëni të mbarë.


Pershendetje Dr. Se pari te flm, te kam bere nje pyetje dhe me the se duhet te pres 6 muaj e pastaj te provoj per te mbetur shtatzene, por une pa dashje tani kam mbetur e provova me test, dhe doktoret me thane para 3 muajsh qe te presim 5-6 muaj por ja qe ndodhi, a thua ka te njejtin fat dhe kjo shtatzeni se jam ne merak?! Me ndihmo me ndonje keshille te lutem qa te bej? Eshte femija i pare qe po presim te behemi prinder! Naten e mire e zoti te ndihmofte ty e familjen tende, naten e mire.