Post Partum
Jeta
(15 vite më parë)
Përshëndetje Jeta.
Me vjen keq që ke kaluar një periudhë të vështirë të pas lindjes, por bësoj se tashmë çdo gjë ka kaluar. Mjekimi me antibiotikë dhe kundër anemisë, janë të përshtatshëm për gjendjen aktuale që tregon.
Për sa shprehesh mbi sekrecionet vaginale, mendoj se mund të kesh nevojë të shtosh edhe një mjekim lokal, me ovula lokale. Trajtimi me ovula kolposeptinë, është trajtim i përshtatshëm si disifektant të rrugëve vaginale dhe mendoj se përdimi i tij do përmirësonte gjëndjen. Para përdorimit të trajtimit, mund të bësh një analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale.
Të uroj shërim të shpejtë dhe gjithë të mirat.
Pershendetje e nderuara Doktoreshe .Ju falenderoj shume per kohen qe po na kushtoni edhe neve. Pas lindjes kam pas kete diagnoze: St post partum ad.VI.Residua Metrorrhagia OPP:RCUI-HP, dmth gjakdedhjes ex utero Materiali nga mitra eshte hequr dy here. Pas kesaj kam pas lohje diku rreth dy jave dhe eshte nderprere. Menjehere pas kesaj kam nje si lloj lengu i holle pa ngjyre perafersisht si uje me pak ere. Çfare mund te jete kjo? Pas daljes nga spitali kam perdorur caps.Cephalexin ,ergometrin si dhe Tot'hema te cilen ende jam duke e perdorur. Vlen te theksohet une jam ende ne periudhe te lehonise. Ju pershendes dhe gjithe te mirat.