Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A eshte cikel i rregullt?

Pershendetje,dr une menstruacionet i kam pas me 27 qershor,kete muaj me kan ardh me 29 korrik,deshta te dije a eshte cikel i rregullt me 2 dite vones dhe pytja tjeter ne baze te ketyre datave kur e kam ovulacionin?Ju faleminderit.

Dona Ahmeti (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Dona,

Cikli i rregullt menstrual, konsiderohet atëherë kur gjakrrjedhje vjen e përsëritur në mënyrë periodike/ciklike në gjatësi kohore. Psh, çdo herë pas 28-të ditësh.

Nëse menstruacionet vijnë një herë 28-të ditë, një herë tjetër 25 ditë, një herë tjetër 30 ditë (numrat janë vetëm shëmbuj), pra kur menstruacionet nuk vijnë në mënyrë periodike në gjatësi kohore, konsiderohet se cikli menstrual është i çrregullt.

Për ti gjetur ditët e ovulimit klikoni në linkun mëposhtë:

http://www.bebaime.com/konceptimi/si-mund-ta-dini-se-kur-ovuloni-

Gjithë të mirat.

/komuniteti